FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Neymar braktis stërvitjen e PSG-së, udhëton pa leje në Brazil

As Neymar dhe as Mbappe, kanë shprehur dëshirën për të mos t’u larguar nga PSG, por sjellja e tyre tregon të kundërtën. Pas deklaratave të ashpra të yllit francez për trajnerin Tuchel, i cili i kërkoi ekipit që ta largojë strategun gjerman, vjen edhe lëvizja e fundit e brazilianit.

Neymar ka munguar në seancën e fundit stërvitore pa marrë leje, ai fluturoi në Amerikën e Jugut për t’u përgatitur sa më mirë për Kupën e Amerikës. Braziliani  kërkon që jetë në formën më të mirë, për të ndihmuar ekipin që të fitojë këtë kompeticion që nuk fitohet nga “Selecao” që nga viti 2007. Sjellja e tij duket se ka mërzitur së tepërmi trajnerin Tuchel dhe PSG.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një situatë që mund të shoqërohet me një largim të mundshëm të Neymar gjatë kësaj vere, teksa Real Madrid është vigjilente për të shfrytëzuar më së miri një situatë të tillë të pazakonte. Eliminimet e herëpashershme në çdo sezon në Champions League, mund të sjellë edhe ndryshime të mëdha me blerje dhe shitje të shumta. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?