Neymar: Fiton Barça në Berlin, ne jemi më të mirët!
Neymar Jr, është pikërisht ai një nga lojtarët që ka shkëlqyer më shumë te Barcelona këtë sezon. 38 gola në 50 ndeshje janë të dhëna që tregojnë qartë klasin e madh që zotëron sulmuesi brazilian. Në një intervistë për mediat italiane në prag të finales së Champions League Neymar u shfaq shumë optimist se do të jetë Barcelona skuadra që do të triumfojë në Berlin të Shtunën. – ” Jam shumë i kënaqur me sezonin që kemi zhvilluar. Ndodhemi shumë pranë suksesit të trefishtë dhe do të bëjmë gjithcka për tia arritur qëllimit. Juventusi nuk është një kundërshtar i lehtë por ne jemi më të fortë se ata, prandaj kam besim se do të fitojmë në finalen e Berlinit”. Tredhëmbëshi Messi-Suarez-Neymar numëron 120 gola në këtë sezon, shifër kjo që në të kaluarën nuk ka arritur ta realizojë asnjë treshe sulmuese. Në vijim 23-vjecari foli edhe për raportin që ka me Messin dhe Suarez.
"Sekreti ynë është miqësia e madhe që kemi njëri-tjetrin. Për mua është një nder të luaj përkrah tyre. Leo dhe Luis janë dy persona të jashtëzakonshëm që po ndihmojnë të përmirsohem në të gjitha aspektet”.
Neymar shpeshherë është kritikuar për mënyrën e të luajturit futboll. Ka raste që ai bën numra në fushë që nuk u pëlqejnë aspak shokëve të skuadrës dhe trajnerit, por braziliani e ka një përgjigje edhe për këtë.
” Shumë personave nuk u pëlqen sesi luajmë ne brazilianët. Por kështu jemi të gatuar ne, gjithmonë na pëlqen të luajmë një futboll dëfryes për të kënaqur në radhë të parë tifozët”.
KOHA JONË SONDAZH

