Neymar mesazh të ndjerë për Pele: Para se të shfaqej ai, futbolli ishte thjesht një sport
Bota e futbollit është duke vajtuar vdekjen e një prej atyre që këtij sporti i dhuroi shumë. Legjenda braziliane u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare për shkak të një sëmundje të keqe.
Një nga mesazhet më të ndjera dhe të veçanta ishte ai i Neymar. Futbollisti i PSG shkruan në Instagramin e tij se futbolli ishte thjesht një sport para se të shfaqej Pele.
“Para Peles, numri 10 ishte thjesht një numër. Unë e kam dëgjuar këtë shprehje gjatë jetës, por më duhet të them se ajo nuk është e plotë. Unë them se para se të shfaqej Pele, futbolli ishte thjesht një sport. Pele ndryshoi gjithçka, e ktheu futbollin në art dhe argëtim.
I “dha zë” të varfërve, njerëzve me ngjyrë dhe mbi të gjitha bëri Brazilin të dukshëm në botë. Futbolli dhe Brazili e rritën prestigjin e tyre falë “O Rei”. Ai është larguar, por magjia e tij do të mbetet përgjithmonë. Pele është i përjetshëm”, u shpreh Neymar.
KOHA JONË SONDAZH

