FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Neymar rikthehet nesër te PSG, gati takimi “kokë më kokë” me Leonardon

Verë e nxehtë për Barcelonën në merkato. Pas zyrtarizimit të Antoine Griezmann dhe Frenkie de Jong, klubi blaugrana beson se mund të rrëmbejë edhe Neymar. Zhvillime të rëndësishme për yllin brazilian vijnë nga Franca, teksa sipas “Sport”, nesër lojtari do të arrijë në Paris me avionin e tij privat dhe të hënën do të kthehet në urdhrat e Tuchel.

 

Sidoqoftë, në orët e ardhshme është planifikuar edhe një me drejtorin sportiv Leonardo. Pak javë më parë Neymar në një intervistë, konfirmoi dëshirën për t’u larguar dhe për t’u rikthyer sërish te Barcelona. Katalanasit duhet të paguajnë 300 milionë euro, një shifër që mund ta arrijnë vetëm duke përfshirë 1 ose dy futbollistë të rëndësishëm. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?