Neymar rinovon kontratën me Barcelonën deri në 2020

Pas një sezoni fantastik ku arriti të fitonte tre trofe me Barcelonën, duke shënuar 39 gola, sulmuesit Neymar iu ofrua një rinovim kontrate nga presidenti Josep Maria Bartomeu, i cili i ka propozuar “yllit” brazilian një rinovim deri në vitin 2020-të, me pagë 12 milionë euro në sezon. Këtë lajm e bën të ditur e përditshmja spanjolle “AS” duke shpjeguar se lojtari dhe klubi katalanas kishin arritur marrëveshjen mbi detajet e kontratës së re që në mars të këtij viti: Neymarit do ti dyfishohet paga vjetore duke u bërë kështu lojtari i dytë më i paguar te Barcelona pas Leo Messit. Firma do të hidhet menjëherë pas përfundimit të Kupës së Amerikës, përpara se Barcelona të nisë turnetë verorë nëpër botë.
Neymar si Leo Messi, është një detaj ky i konfirmuar edhe nga shtypi spanjoll: klubi katalanas dëshiron të vendosë një klauzolë stratosferike prej 250 milionë eurosh për brazilianin, një shifër e njëjtë me klauzolën e “jashtëtokësorit” Leo Messi.
 Ndërkohë nga Kili, Neymar foli pas fitores së mundimshme 2-1 të Brazilit ndaj Perusë: “Topi i Artë? Këtë vit e ka një pronar. E meriton pa dyshim Leo Messi për gjithçka ka bërë gjatë sezonit që sapo u mbyll dhe për trofetë që fitoi”. Vetë Neymar deklaroi se do të ishte i lumtur nëse do të përfundonte ndër tre kandidatët për këtë çmim prestigjioz. I intervistuar në fund të ndeshjes ndaj Perusë, heroi i takimit (shënoi golin e parë dhe dha një asist të mrekullueshëm për golin e Douglas në minutën e fundit: “Asisiti është i pëkryer nëse shoku im i ekipit arrin të shënojë. Merita është e Douglas Unë dhashë thjesht një pasim të saktë, por 70% e meritave janë të tij”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?