Neymar rrëfen tmerrin: U mbylla në shtëpi dy ditë dhe vetëm qaja
Sporti E Martë, 21 Shtator 2021 14:14
Neymar është duke përjetuar një nga ankthet më të mëdhenj të karrierës së tij.
Braziliani pësoi një tjetër dëmtim të rëndë brenda 1 viti dhe tani i rrezikohet seriozisht karriera.
27-vjeçari e ka përjetuar shumë keq dëmtimin aktual dhe këtë e ka pranuar me gojën e tij.
Neymar rrëfen:
Këtë herë vonoi më shumë që ta kapërdija atë që më kishte ndodhur. Qëndrova dy ditë në shtëpi, shumë keq, vetëm qaja, isha me të vërtetë i trishtuar. Herën e parë, ku u dëmtova thashë ‘shpejt, shpejt të operohem se duhet të mbërrijmë në kohë për Kupën e Botës’. Nuk mbeta i trishtuar në një cep si tani”
Kujtojmë që aktualisht lojtari është në fazë riaftësimi dhe parashikohet që të jetë i gatshëm në gjysmën e dytë të muajit prill.
KOHA JONË SONDAZH

