Neymar u ndëshkua qëllimisht me karton të kuq për të udhëtuar në Brazil

Neymar u ndëshkua dy herë brenda pak çastesh ndaj Strasburgut dhe do të mungojë për shkak të pezullimit në ndeshjen kundër Lens të planifikuar për datën 1 janar.

Tashmë janë shtuar zërat në Francë që vënë në dukje se “ish”-ylli i “Blaugranave” i mori me qëllim kartonët, pasi ka planifikuar të udhëtojë drejt vendlindjes së tij me rastin e ndërrimit të viteve.

Neymar tregoi një formë të mirë pas lëndimit të pësuar në Katar. Ai asistoi bashkëkombësin e tij, Marquinhos, në rastin e golit të parë të ekipit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, sa hap e mbyll sytë, rreth pesë minuta pas u shënua goli i barazimit, u detyrua të shkonte në dhomën e zhveshjes, për herë të pestë te PSG.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fillimisht, goditi Thomasson në fytyrë dhe mori kartonin e parë të verdhë. Sapo kaloi një minutë, simuloi për të marrë një penallti, me arbitrin Clément Turpin që nuk ngurroi ta ti tregonte për herë të dytë kartonin e verdhë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?