FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nga 68 në 6900 euro, çmime të kripura të biletave në finalen e Championsit

Të gjithë do të donin që të ishin në stadium në finalen e Champions League, por gjetja e një bilete është një mision shumë i vështirë dhe me çmim të “kripur”. Në finalen e “Wanda Metropolitano” të Madridit, mes Tottenhamit dhe Liverpoolit, biletat kushtojnë sa “qimet e kokës”. Duke nisur nga dhomat VIP në tribunë, ku çmimet nisin nga 3,100 euro për të arritur deri te vendi më i mirë i stadiumit, që është paketa Silver, me kosto deri në 4,900 euro.

Çmimi i këtyre biletave, të blera në momentet e fundit para ndeshjes, shkon deri në 6,900 euro. Biletat janë të kushtueshme edhe për pjesët e tjera të stadiumit. Nga 582 euro për kategorinë e parë, në 436 euro për kategorinë e dytë, 175 për të tretën deri te kategoria e katërt, ku biletat kushtojnë 68 euro, me këtë zonë që përbën 20 për qind të kapacitetit total të impiantit.

Tifozët që dëshirojnë të kenë kujtime nga ndeshja, duhet ta kenë portofilin plot. Blerja e topit zyrtar të ndeshjes kushton 150 euro, flamujt 20 ndërsa shalli i finales 25 euro. Uniforma e skuadrave kushton nga 70 euro për fëmijë, deri në 90 euro për të rritur. Për të shuar etjen, tifozëve do tu duhet të paguajnë 5 euro për birra apo ujë, ndërsa një pako patatina kushton 3 euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?