Nga Balliu te Manaj, ja futbollistët që mund të “braktisin” Kombëtaren

Por, rregulli i ri i FIFA-s ka edhe anët negative. Sepse ata lojtarë shqiptarë që kanë luajtur më pak se 2 ndeshje zyrtare me kuqezinjtë, mund të largohen dhe të zgjedhin një tjetër, në rast se zotërojnë pasaportën e një kombëtare tjetër.

I vetmi rast për momentin është Ivan Balliu, i cili ka luajtur 1 ndeshje me kuqezinjtë dhe kjo nuk e pengon që të zgjedhë Spanjën. Një tjetër lojtar që ka vetëm 1 sfidë zyrtare me kuqezinjtë është Rei Manaj, i cili u aktivizua nga De Biazi në ndeshjen me Izraelin.

Ai nuk mund të quhet “i djegur” dhe sipas rregullave të reja të FIFA-s, e ka rrugën të hapur për t’u larguar, pavarësisht se e ka shprehur gjithmonë që dëshira e tij është të qëndrojë te Shqipëria. Një tjetër lojtar që ka vetëm 2 ndeshje zyrtare me kuqezinjtë është Valon Ahmedi. Ai ishte risia e trajnerit Kristian Panuçi./panoramasport/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?