Nga Dunga te Kariqi, Tirana zyrtarizon 4 blerje të tjera në merkato

Klubi i Tiranës vijon të jetë shumë aktiv në këto ditë të merkatos verore, teksa ditën e sotme ka zyrtarizuar afrimin e tre futbollistëve të tjerë, konkretisht sulmuesin Ismael Dunga, mbrojtësin Kostandin Kariqi dhe një njohje të vjetër bardheblu, si portieri Edvan Bakaj.

Fotografia e KF Tirana

Sulmuesi nga Kenia ishte pjesë e Luftëtarit në sezonin e fundit dhe arriti të shënojë 10 gola, ndërsa në fund të kampionatit i përfundoi kontrata me gjirokastritët dhe vendosi të vijojë karrierën në klubin bardheblu.

Swiss Digital Desktop Reklama

26-vjeçari shikohet si një futbollist me mjaft vlera dhe nënshkroi për dy sezone me klubin kryeqytetas, ndërsa pritet të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Ardian Mema për përgatitjet verore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fotografia e KF Tirana

Futbollisti tjetër, 22-vjeçari Kariqi ka lindur në Athinë dhe ka qenë pjesë e skuadrës së Volosit, e cila garon në Superligën greke. Kariqi ka qenë pjesë edhe e kombëtareve të moshave në Shqipëri, duke luajtur tre ndeshje me U19 dhe dy ndeshje me U21.

Sa i përket gardianit 31-vjeçar, bëhet fjalë për një rikthim, pasi Bakaj ka qenë pjesë e bardhebluve edhe në sezonet 2014-2017, ndërsa pas një shtegtimi në Kosovë dhe te Luftëtari në Gjirokastër, vendosi të vijë sërish në kryeqytet.

Fotografia e KF Tirana

Bardheblutë ndërkohë zyrtarizuan edhe afrimin e një tjetër portieri, Pano Qirko. Futbollisti 20-vjeçar ka nënshkruar për 3 sezone.

Fotografia e KF Tirana

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?