Nga Hazard te Mbappe, ja yjet që kërkon Zidane në merkaton e verës

Nga dje Zinedine Zidane është zyrtarisht trajneri i ri i Real Madrid, një rikthim që ndodhi vetëm pak muaj pas largimit triumfal nga sezoni i kaluar. Që nga largimi i francezit, skuadra madrilene ka humbur futbollistë të rëndësishëm si Cristiano Ronaldo, duke pasur probleme të ndryshme teknike. Fillimisht “Los Blancos” i besuan vendin e trajnerit Lopeteguit dhe më pas Solarit, por asnjëri prej tyre nuk arriti të që mbante skuadrën në nivele të larta. Përveç rezultateve, problematika të shumta ka pasur edhe në dhomat e zhveshjeve, ku Marcelo dhe Isco në mënyrë të papritur nga futbollistë të rëndësishëm, janë lënë jashtë skuadrës.

Real Madrid është jashtë objektivave në çdo kompeticion: Jashtë objektivave në kampionat, jashtë Kupës së Mbretit dhe jashtë Champions League, ku u pranuan në mënyrë të papritur nga Ajax. Për të mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, Perez kërkoi edhe njëherë ndihmën e Zidane për ta emëruar në krye të ekipit edhe për tre sezone.

Strategu francez pasi mori fjalën nga drejtuesit për disa kushte, vendosi që të pranonte rikthimin në krye të madrilenëve. Zidane do të ketë në dorë për të bërë i vetëm listën e futbollistëve në merkato për sezonin e ardhshëm. Një ndër emrat e parë të trajnerit është N’Golo Kanté, i cili do të ishte përforcimi perfekt në repartin e mesfushës, pasi dy sezone më parë u shpall më i miri në Premier League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mbaron këtu pasi Zidane ka bërë edhe një listë me emra të tjerë. Bëhet fjalë për Eden Hazard, i cili mund të vendosë që të pranojë ofertën për të realizuar ëndrrën që të stërvitet nga francezi. Mbappe është dëshira më e madhe, por do të jetë shumë e vështirë për të bindur drejtuesit e PSG. Mane, Lucas dhe Pogba janë tre emrat e tjerë që do të kompletojnë skuadrën madrilene që pritet të bëjë një mini-revolucion. Gjëja më e rëndësishme është që Zidane të rikuperojë fillimisht futbollistët aktual, pasi disa prej tyre janë shumë jashtë formës,  Më pas mbetet të shihet nëse Florentino Perez do t’i plotësojë në verë të gjitha dëshirat e trajnerit të ri. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?