Ngjashmëria e frikshme/ Nëse 3 indicie bëjnë një provë, Juve fiton Championsin

Që nga ardhja e Cristiano Ronaldos në Torino, Juventusi ka shfaqur synimin e madh në këtë sezon për të fituar Champions League, një trofe që mungon prej 23 vitesh. Një objektiv që sot duket më pranë, edhe pse Allegri nuk dëshiron të dëgjojë për “Juventusin super-favorit”, por vlerësimet teknike-taktike këtë herë nuk kanë të bëjnë shumë. Siç nënvizohet në sajtin “Chiamarsi Bomber”, muaji janar ka krijuar një ngjashmëri të frikshme me rrugëtimin që ka ndjekur edhe Lippi në vitin 1996, kur fitoi Kupën e Kampionëve ndaj Ajaxit nga ruleta e penalltive.

-Në Gedda Juventus fitoi Superkupën e Italisë duke mundur 1-0 Milanin, njëlloj si 23 vite më parë, kur bardhezinjtë fitonin ndaj Parmës 1-0, në një finale që në atë kohë u luajt në muajin gusht dhe jo në janarin e vitit pasardhës.

-Të mërkurën bardhezinjtë u eliminuan nga Kupa e Italisë nga Atalanta, ashtu si në vitin 1996, kur Del Piero dhe shokët e tij u eliminuan nga ky kompeticion, gjithmonë me një ndeshje, dhe të luajtur në të njëjtën stadium.

Swiss Digital Desktop Reklama

E fundit ka të bëjmë me ngjashmërinë që ka lidhje me Ajaxin, që 23 vite më parë, u mundën me penallti në Romë. Skuadra holandeze mungon prej 13 vitesh në fazën e 1/8-ve. Tifozët bardhezi kanë filluar që të ëndërrojnë, por nëse tre indicie bëjnë një provë … /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?