FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nis epoka Sarri te Juventusi, dita e parë e grumbullimit mes buzëqeshjeve (VIDEO)

33 lojtarë të grumbulluar ndërsa nis zyrtarisht sezoni i Juventusit nën epokën e Maurizio Sarrit. Futbollistët bardhezi i kanë dhënë fund pushimeve dhe janë shfaqur në qendrën stërvitore të Juventusit për të filluar përgatitjet për edicionin e ri, atje ku synohet titulli numër 9 radhazi në Serinë A dhe mbi të gjitha Champions League.

Gonzalo Higuain është rikthyer pasi ka përfunduar periudhën e huazimit tek Chelsea dhe është vënë sërish nën urdhrat e Sarrit, edhe pse qëndrimi në Torino duket se nuk do të zgjasë.

Në ditën e parë të grumbullimit munguan të justifikuar Ronaldo e Matuidi, ndërsa Dybala dhe Alex Sandro do të kenë disa ditë në dispozicion pas angazhimit në Kupën e Amerikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?