FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nis Kampionati Europian i Shahut në Kretë, ekipi shqiptar dhe kosovar i hyjnë garës

Foto: Ekipi i Shqiperise para nisjes ne aeroportin e Rinasit

Skuadra Kombëtare e Shqipërisë do të garojë sot në Kampionatin Evropian që mbahet në Kretë ndërmjet  40 përfaqësueseve të Europës.

Shqipëria do të përfaqësohet me dy Mjeshtrat Ndërkombëtarë, Dritan Mehmeti dhe Ilir Seitaj si dhe dy Mjeshtrat e FIDE-s, Franc Ashiku dhe Llambi Pasku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekipi i shoqëruar nga trajneri Muço nuk do të ketë në përbërjen e vet Grandmasterin shqiptar Erald Dervishi, i cili sot fillon Turneun ndividual të Frankofonisë në Tuniz.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mungesa e GM Dervishit bën që mes 40 skuadrave, Shqipëria në listën startuese mbi bazë rejtingu të renditet në vendin e 37-të, pra në pozitë tepër modeste.

Gara mund të jetë një test i mirë stërvitor për skuadrën shqiptare dhe mund të shërbejë për të parë gjendjen aktuale të lojtarëve në përballjet e forta ndërkombëtare.

Në këtë Kampionat mer pjesë gjithashtu edhe skuadra përfaqësuese e Kosovës, e cila do të prezantohet me formacionin e vet më të mirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?