FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit “Loro Boriçi”, Edi Rama: Gjithçka gati!

Gjithçka gati për kantierin e ndërtimit të shtëpisë tjetër të kuqezinjve në Shkodër,” – shkruan kryeministri Edi Rama, duke i dhënë fund kështu debateve mbi nisjen e punimeve. Pas miratimit të projektit të stadiumit “Loro Boriçi”, pak javë më parë, që do ta kthejë këtë impiant më modernin në vend, brenda vitit, janë rritur shpresat që ndeshja eliminatore Shqipëri-Serbi, e cila do të luhet më 7 tetor, të zhvillohet në Shkodër. Kjo do të jetë gjithsesi në varësi të punimeve, ndërsa stadiumi i ri nuk do të kushtojë më tepër se 15 mln euro dhe do të ketë një kapacitet me mbi 17 mijë spektatorë. Ai do të jetë stadiumi i dytë pas “Arena Elbasan”, sipas standardeve të UEFA-s dhe FIFA-s,  që do të presë kombëtaren dhe ndeshjet e ekipeve tona që do të luajnë në Kupat e Europës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?