Një “as” i fshehur për Setien, Messi më i miri edhe nga … stoli
Lionel Messi pritet që të jetë gati me rifillimin e La Ligas. Sulmuesi argjentinas ka kaluar problemet fizike dhe pritet që të zbresë normalisht në fushën e lojës. Trajneri Setien do të ketë detyrën e vështirë të zgjedhë nëse do ta aktivizojë nga minuta e parë ose jo Pleshtin. Sipas të dhënave të gazetës “AS”, ky vendim duhet të jetë shumë i lehtë për Setien. Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë është më i miri si kur luan titullar, ashtu edhe kur e nis ndeshjen nga stoli.
Në pak raste që e ka nisur sfidën nga pankina ka rezultuar vendimtar. Argjentinasi është zëvendësuesi më i mirë i La Liga-s, pasi asnjë futbollist nuk ka mundur që të shënojë më shumë se ai.
Janë 24 golat e shënuar nga Pleshti dhe vetëm Julio Salina (28) dhe Oscar de Paula (27), të dy të tërhequr, kanë realizuar më shumë. Messi, në këtë kampionat, ka kontribuar në tre fitore duke luajtur vetëm në 30 minutat e fundit: kundër Leganes (3-1); në transfertë kundër Villarreal në barazimin spektakolar 4-4; dhe kundër Levante-s, duke shënuar edhe një gol vendimtar në një sfidë shumë të ndezur.
KOHA JONË SONDAZH

