Një brazilian për Skënderbeun dhe dy “enigma” para Austrisë

Pas firmës me mesfushorin e talentuar kosovar, Florent Qorraj, Skënderbeu bën një tjetër goditje në merkato. Kampionët e Shqipërisë kanë transferuar në skuadër sulmuesin brazilian Mateus Lima. Klubi i Skënderbeut me një komunikatë bëri të ditur se ka arritur marrëveshjen me 22-vjeçarin amerikano-jugor dhe do të jetë pikërisht Lima blerja e parë e skuadrës korçare për sulmin. Pas largimeve të brazilianit Diego Martins dhe maqedonasit Aco Stojkov, trajneri Mirel Josa kishte nevojë për të paktën një përforcim në repartin e avancuar dhe presidenti Takaj ia ka plotësuar dëshirën trajnerit kryeqytetas duke i vënë në dispozicion Matues Liman.

Futbollisti do të bashkohet me klubin juglindor në datën 12 Qershor dhe 1 ditë më pas ai do të niset me pjesën tjetër të skuadrës në Austri, ku Skënderbeu do të zhvillojë fazën përgatitore në prag të përfaqësimit në turin e dytë para-elimintor të Champions League. Matues Lima mund të konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për skuadrën korçare pasi ai ka të dhëna shumë të mira, për më tepër që në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellat e disa skuadrave të njohura braziliane. Spikat aktivizimi te Sport Recife në vitin 2013, ndërkohë që së fundmi, 22-vjeçari ka luajtur me Luverdensen që militon në Serinë B braziliane dhe Operarion. Matues Lima është 186- cm i gjatë dhe luan si qendër-sulmues. Në listën e lojtarëve që do të shkojnë në Austri, figurojnë edhe dy emra që nuk janë bërë publik. Ndikumana mendohet se është mesfushori me të cilin korçarët janë prej kohësh në bisedime si dhe një sulmues po ashtu cilësor.  

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Lista me lojtarët e Skënderbeut, për përgatitoren në Austri

Swiss Digital Mobile Reklama

1 Orges Shehi

2 Erjon Llapanji

3 Ademir Suoza

4 Kristi Vangjeli

5 Tefik Osmani

6 Bajram Jashanica

7 Marko Radas

8 Renato Arapi

9 Bruno Lulaj

10 Leonid Abazi

11 Bledi Shkembi

12 Sabjem Lilaj

13 Gerhard Progni

14 Bakary NImaga

15 Liridon Latifi

16 BeRnard Berisha

17 Peter Olaynka

18 Mateus Lima

19 (Sulmues- I Pakonfirmuar)

20 Florent Qorraj

21 (Mesfushor- i Pakonfirmuar)

22 Kristi Kote

23 Mirel Joca

24 Ilir Bozhiqi

25 Iris Selimi

26 Jorgo Pantazi

27 Gezim Qyli

28 Lefter Sheri

29 Ilirjan Përmeti

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?