FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një ditë nga starti i Kupës së Botës, njihuni me oraret e ndeshjeve në grupe

Tashmë kanë mbetur pak më shumë se 24 orë nga starti i Kupës së Botës. Nesër në orën 17:00 do të hapet zyrtarisht dhe eventi më i rëndësishëm me vendin mikpritës Rusinë, që do të sfidojë Arabinë Saudite.

Dueli i parë do të luhet në stadiumin “Luzhniki” të Moskës, ndërsa gjykimi i është besuar arbitrave argjentinas me kryesorin Nestor Pitana, emër i njohur që nga kampionati i kaluar.

Faza e parë e Botërorit, e ndeshjeve të grupeve do të sjellë 48 ndeshje, në 8 grupe të ndryshme dhe do të zgjatë deri më 28 qershor. Dy nga kombëtaret që sigurojnë më shumë pikë do kalojnë në fazën tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Faza e dytë e kampionatit fillon me 30 qershori, ku 16 skuadrat e dala nga grupet duelojnë me njëra-tjetrën për të shkuar sa më larg.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?