FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një futbollist në gjendje të rëndë nga Covid-19 në Kosovë, por kampionati nuk ndërpritet

Rritja alarmante e rasteve pozitivë me koronavirus në Kosovë është reflektuar edhe në futboll. Dy lojtarë të skuadrës së Vushtrrisë, që militon në kampionatin elitar, janë prekur nga Covid-19.

Konfirmimi erdhi nga presidenti i klubit, Bajrush Kajtazi, i cili njoftoi se dy futbollistë kanë simptoma dhe njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi se sportistët e Vushtrrisë, por edhe dy skuadrat e fundit me të cilat ata janë përballur, Ballkani dhe Flamurtari do t’i nënshtrohen testeve të tamponit. Megjithë situatën e krijuar Superliga e Kosovës nuk rrezikon të ndërpritet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?