Një gol i ndryshon të ardhmen e Grezdës te Rangers
Eros Grezda ka thyer heshtjen në rrjetet sociale pas mungesës në përgatitjet para-sezonale. Futbollisti i kombëtares zhgënjeu në sezonin e tij të parë në Skoci dhe drejtuesit e konsideruan si blerjen më të keqe të merkatos.
Gjakovari duket se ka tjetër plan dhe nuk është dorëzuar për të treguar se sa vlen. Ai është rikthyer në stërvitje me ekipin dhe duket se nuk ka ndërmend të ndryshojë vend, por do të provojë të luajë të gjitha kartat e tij për t’u kthyer në protagonist te Rangers.
Stërvitjet nuk kanë shkuar keq dhe Grezda po shënon gola të bukur. Shoku i ekipit, Nikola Katic, ja vë në dukje shqiptarit, rrjetën e bukur që realizoi dhe përmes Instagramit.
KOHA JONË SONDAZH

