Një muaj dhe pasi del nga koma, tifozi pyet: Sa doli Juventus-Real Madrid!

Për shumë italianë jeta nuk ka kuptim pa futbollin, sidomos kur bëhet fjalë për ekipin e zemrës dhe aq më tepër për një skuadër si Juventusi. Mikele, një adoleshent 14 vjeçar që ishte në luftë me vdekjen u zgjua nga koma me një ëndrrën që Juventus të kishte eleminuar Realin e Madridit në gjysmëfinale.

Më 24 prill Mikele kishte shkuar bashkë me 4 miq të lahej në një kanal pranë provincës Kuxhiono. Pas disa zhytjesh adoleshenti nuk doli më në sipërfaqe dhe qëndroi në thellësi për 42 minuta.

Miqtë dhe të afërmit i humbën shpresat por pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, djaloshi u nxor nga uji dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Mjeku i cili e shpëtoi, Doktor Alberto Zangrillo, thotë se ai është në gjendje të mirë dhe sapo është zgjuar ka pyetur nëse Juventusi është ende në Champions, i shqetësuar se Reali i Madridit mund ta kishte eliminuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prindërit e adoleshentit u suprizuan jo pak me shqetësimin e djalit të tyre që edhe në koma ishte në ankth për ekipin e tij të zemrës.  Mikele pret me padurim tashmë finalen e 6 qershorit, duke shpresuar në një tjetër surprizë të këndshme nga ekipi i tij i zemrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?