Një talent shkodran bën namin në sportin e notit
Një talent shkodran është duke i mahnitur të gjithë në sportin e notit. Bëhet fjalë për djaloshin Ajdin Loshit, i cili falë përgatitjes së trajnerit Kole Shiroka, ka arritur të lartësojë emrin e Vllaznisë në kompeticionet kombëtare dhe ndërkombëtare duke fituar 3 tituj kamion dhe 1 titull nënkampion në garat kombëtare për fëmijë, organizuar nga federate shqiptare e notit në Aquadromin e Tiranës.
Triumfi i Lloshit në katër garat individuale që lejon rregullojra e FSHN ishte i padiskutueshëm. 3 titujt kampion qe u shoqëruan me medaljen dhe certifikatën përkatëse, talenti shkodran i mori në 50, 100 dhe 200 metra stil i lire, duke mos lëshuar për asnjë sekondë kryesimin e garës.
Gjithashtu ai mori edhe një titull nënkampion në 50 metër stil i shpinës. Vend të parë i riu shkodran mori edhe në garën e pestë, por që nuk u regjistrua për shkak të numrit maksimal të garave në 100 metra stil shpine. Këto trofe te fituara ne ketë kompeticion te radhës, e bëjnë Ajdin Loshin sportistin më të mirë të grupmoshave për këtë kampionat kombëtar. /Panorama/
KOHA JONË SONDAZH

