Njeriu më i pasur i Kinës gati të rikthehej në stol Jose Mourinho-n

Jose Mourinho thuhet se ka zhvilluar një takim me njeriun më të pasur të Kinës në kërkim të një marrëveshje për t’u kthyer te futbolli. Portugezi është takuar me figurën më të rëndësishme të futbollit në Kinë Hui Jiayin, i cili financon skuadrën e Guangzhou Evergrande, në Superligën Kineze.

 

Trajneri portugez po kërkon një skuadër të re pasi u shkarkua nga drejtimi i Manchester United në dhjetor të vitit të kaluar. Hui është i etur për të çuar emra të mëdhenj të futbollit botëror në Kinë. Sipas “talkSPORT”, thuhet se miliarderi i pasurive të paluajtshme ka zhvilluar bisedime pozitive me portugezin Mourinho, ndërsa ato kanë vazhduar më tej edhe më përfaqësues të trajnerit portugez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?