FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Njihuni me ekipin e vetëm që ka përmbysur Realin pas humbjes në duelin e parë (VIDEO)

Nesër në mbrëmje Juventus do të zbresë në “Santiago Bernabeo” me misionin e pa munduar për të rikuperuar tre golat e pësuar ndaj Realit në Torino. Bardhezinjtë të privuar edhe nga mungesa e Paulo Dibalës, do të synojnë që të bëjnë një mrekulli, duke parë dhe statistikat e sfidave të mëparshme.

Në histori, ka ndodhur 32 herë që madrilenët të fitojnë ndeshjet e para në kualifikimin direkt. E dini sa herë kanë kaluar në turin tjetër pas këtyre fitoreve? 31 herë.

E vetmja përmbysje e madhe që ka ndodhur në histori, në fakt nuk është një ekip i madh. Bëhet fjalë për sezonin 1994/95, në Kupën UEFA, kur ekipi danez Odense, ka eliminuar Realin në çerekfinale.  Sfida e parë kishte përfundimtar 3-2 për Realin, ndërkohë që dueli i kthimit përfundoi në shifrat 2-0 për danezët që arritën që të bënin një mrekulli, më 6 dhjetor 1994. Një përmbysje që frymëzon edhe Juventusin, që do ta ketë edhe më të vështirë, pasi duhet të shënojë të paktën 3 gola dhe të mos pësojë asnjë, për ta çuar ndeshjen në shtesë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?