Njihuni me rekordet që u thyen në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës

Rusia mundi 5-0 Arabinë Saudite në ndeshjen që hapi “Rusi 2018”. Ky sukses ka shtuar së tepërmi shpresat e vendave për të kaluar fazën e grupeve. Më poshtë mund të shihni disa nga statistikat dhe kuriozitetet më të veçanta të duelit të sotëm sipas faqes ndërkombëtare të statistikave “Opta”.
5-0 – Rusia ka regjistruar fitoren e dytë më të thellë nga një vend pritës në ndeshjen hapëse të Botërorit në historinë e aktiviteteve pas asaj Itali-SHBA 7-1 në vitin 1934.
3 – Rusia ka shënuar 3+ gola në një ndeshje Botërori për herë të parë që kur fituan 6-1 ndaj Kamerunit në vitin 1994.
89 – Artem Dzyba shënoi vetëm 89 sekonda pasi hyri në fushë, goli më i shpejtë nga një zëvendësues në Botëror që kur Marcin Zevlakov shënoi për Poloninë ndaj SHBA (64 sekonda) në vitin 2002.
1 – Denis Ceryshev është zëvendësuesi i parë që shënon në ndeshjen e hapjes së një Botërori.
1 – Juri Gazinsky është lojtari i parë që shënon me gjuajtjen e parë në portë në një turne që kur Filip Lahm e bëri për Gjermaninë në vitin 2006.
38 – Sergei Ignashevic (38 vjeç, 335 ditë) është lojtari më i vjetër që ka luajtur në një ndeshje Botërori që nga Roxher Milla në vitin 1994 (përjashtohen portierët).
0 – Vazhdon tradita e Botërorëve. Asnjë ekip organizator nuk ka humbur në ndeshjen hapëse të një Botërori (16 fitore, 6 barazime).
KOHA JONË SONDAZH

