Nojer lëshon alarmin: Karriera ime është në rrezik!

Më në fund ka lajme të mira, edhe pse jo të sigurt për të ardhmen e Manuel Nojer. Portieri gjerman nuk luaj që nga 16 shtatori i vitit të kaluar, pas një frakture të kockës metatarsale të këmbës së majtë. Ai ka luajtur vetëm 7 ndeshje në vitin e fundit, një motiv më shumë për të qenë në dyshim për në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Rusi. Nojer ndërkohë nuk dorëzohet. Në 2014 u shpall kampion botë dhe u vlerësuar si portieri më i mirë në turne, ndërkohë që u rendit i treti në listën e “Topit të Artë”.

I intervistuar nga kanali zyrtar i klubit bavarez, Nojer ka kërkuar të sqarojë kondicionin e tij fizik. “Nëse gjithçka shkon mirë besoj se për një javë mund të stërvitem normalisht në fushë. Të paktën do të shijoj stërvitjen në ambient të hapur. Do të ishte e rëndësishme, sepse kështu nuk do të kthehesha në Kombëtare pa luajtur asnjë ndeshje”. Në intervistën e tij gardiani gjerman e pranoi se ka frikë se mund të mos luajë më futboll.

“Tani është shumë e rëndësishme që këmbës të mos i ndodhë më asgjë, sepse përndryshe mund të rrezikoj karrierën time. Duhet treguar kujdes maksimal”, ka thënë portieri i njohur. Në muajin shtator portieri gjerman është operuar në këmbën e majtë, ku i kanë futur një pllakë metalike, ndërkohë që ai ka edhe një tjetër në këmbën e djathtë po në të njëjtin vend, dhe kjo është një nga arsyet se përse koha e rikuperimit është zgjatur.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?