Nuk bindi drejtuesit, Partizani heq dorë nga vëllai i sulmuesit që shpërtheu tek të kuqtë
Joseph Ekuban nuk do të jetë më një futbollist i Partizanit. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi kryeqytetas, që zbulon se sulmuesi i ri është rikthyer te Hellas Verona. Minutat e pakta dhe cilësitë e tij nuk kanë bindur kampionët në fuqi që t’i besojnë një kontratë të re, duke e rikthyer andej nga erdhi.
Joseph shihej si një lojtar me mjaft potencial te të kuqtë, kjo pasi është edhe vëllai i vogël i sulmuesit mjaft të suksesshëm te Partizanit, Caleb Ekuban.
“JOSEF EKUBAN RIKTHEHET TE HELLAS VERONA. Klubi njofton përfundimin e huazimit të Josef Ekuban. Sulmuesi 19 vjeçar, i cili iu bashkua kampionëve në fillim të sezonit 2019-20 nga Hellas Verona, do të rikthehet në klubin Italian. FK Partizani dhe sulmuesi Ekuban kanë mbyllur sot bashkëpunimin mes tyre,” thuhet në njoftimin e klubit 16 herë kampion të vendit.

KOHA JONË SONDAZH

