“Nuk jam ende i lodhur për të marrë drejtimin e Portugalisë”
Zhoze Murinjo ende nuk e ka menduar për të marrë drejtimin e Portugalisë, pasi ai mendon të qëndrojë edhe për disa vite në krye të një klubi. Ai është i bindur se një ditë mund të vihet në krye të luzitanëve, pasi kjo është një ëndërr e vjetër.
“Nuk e ndiej aspak lodhjen e punës së përditshme. Mendoj se do të vazhdoj të punoj trajner në klube, sepse kam nevojë për ndeshjet e çdo jave dhe stërvitjet e përditshme. Do të thosha se nuk e ndiej fare lodhjen.
Lojtarë të tillë si Mesi dhe Ronaldo janë kaq të fortë sa i bëjnë më të mira skuadrat respektive, përkundër sa janë të vërtetë. Prandaj, mendoj se Argjentina dhe Portugalia do të bëjnë mirë. Brazili, falë trajnerit Tite, do të luajë mirë taktikisht, duke i besuar edhe talentit natyral të brazilianëve.
Edhe “Seleçao” duhet marrë në konsideratë. Nga skuadrat europiane, Spanja është shfaqur shumë e fortë në kualifikuese, ka një përzierje të eksperiencës dhe cilësisë. Por kurrë nuk i dihet, në Botëror gjithmonë shfaqet një skuadër surprizë”, u shpreh strategu portugez.
KOHA JONË SONDAZH

