FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nuk ka dëmtim të rëndë për Brozovic, kroati gëzon trajnerin Conte

Në pritje të transferimit të Eriksen, Interi merr lajme të mira edhe nga Marcelo Brozovic. Kontrollet mjekësore të kryerakësaj të marte kanë evidentuar se kroati ka marrë vetëm një goditje në kaviljen e majtë dhe nuk ka pësuar asnjë dëmtim serioz.

Hidhet poshtë kështu hipoteza që Brozovic mund të mungonte deri në 40 ditë. Klubi i Interit nuk bën të ditur se sa kohë do t’i duhet liderit të mesfushës zikaltër për t’u rikthyer por njofton se gjendja e tij do të vlerësohet ditë pas dite.

Gjasat janë që Brozovic të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Cagliarit në kampionat, megjithatë ai mund të jetë shumë shpejtë në dispozicion të Antonio Contes. Kroati ka munguar vetëm në një takim mes kampionatit, Championsit dhe Kupës së Italisë, në atë ndaj Genoas ku ishte i skualifikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?