Nuk ka luajtur asnjë minutë, Etrit Berisha mendon largimin nga Torino

Etrit Berisha nuk ka pasur hapësira këtë sezon te skuadra e Torinos. Portieri shqiptar ndërkohë po mendon largimin edhe pse merkato është mbyllur në shumë vende.

Sipas “Tuttosport”, klubi dëshiron të lirohet nga rroga e portierit të kombëtares shqiptare, i cili këtë sezon e ka kaluar plotësisht në stol ose në tribunë. Ai përfiton 800 mijë euro në vit te torinezët dhe kontrata e tij vazhdon deri në qershorin e vitit 2024.

Objektivi është që të sigurohet minimalisht një huazim e ndoshta një shitje përfundimtare e kartonit të tij. Një opsion është kampionati turk, ku merkato për momentin është ende e hapur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?