Nuk ka njeri në timon…

Nga Ylli Dylgjeri

Pse spo kapen autorët e kokainës?
Nuk kapen, e s’do të kapen. Jetojmë në kohë
të tjera. Krimi është gjithmonë një hap përpara. Krimi nuk shihet lehtë me sy. Krimi është sofistikuar. Krimi ka kohë që punon me pilot automatik. Kutia e zezë e ka faqen e bardhë.
Një mik në polici më tregonte se edhe gomeret e mushkat e transportit te kanabisit në fshatrat e jugut lëvizin me pilot automatik. Po po.
Nuk tallem:
Në shtegun për në shtetin fqin, karvanit i prin gomari lider. Në shpinë mban mallin e lidhur, por mban edhe një kasetofon të ndezur.
Aparati ka të regjistruar zërin e të zotit të kafshës që i thërret në çdo 5 minuta:
Yshsh! Yshsh!
Kafsha e gjorë ecën e ecën në shtegun e ngushtë sedi që ka pas të zonë. Por jo!
I zoti rri në një majë mali, e sheh karvanin që ecën. Yshsh- in e bën aparati. Drogën e çon veshgjati. Kaq është.
Ku janë autorët?
Nuk ka. Eshtë koha e IT-ve. Piloti automatik të dergon në destinacion. Nuk ka njeri në timon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?