FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nuk kthehet se ka frikë nga tërmeti, Kukësi bën gati “divorcin” me mbrojtësin maqedonas

Futbollistët e Kukësit e përjetuan keq tërmetin e së martës të datës 26 nëntor, por një prej atyre që e përjetuan shumë keq ishte mbrojtësi i Kukësit, Tome Kitanovski. Mbrojtësi i majtë maqedonas nuk është kthyer akoma në Tiranë për t’iu bashkuar ekipit e natyrisht që ka humbur edhe ndeshjen kundër bardhebluve.

 

Drejtuesit e klubit kanë kontaktuar me lojtarin, të cilit i dhanë leje vetëm për 2 ditë, por ai e shkeli atë dhe gazeta mëson se 27-vjeçari u ka thënë drejtueseve të Kukësit se e ka shumë të vështirë për t’u kthyer më në Tiranë. Kështu që mbetet i hapur largimi i tij në janar, madje mund të jetë akoma më i shpejtë, pra që para Vitit të Ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kitanovski ishte një afrim cilësor i Kukësit në merkaton e verës, madje mund të themi i vuajtur, pasi mbrojtësi kishte disa oferta serioze, por ishte drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, ai që e bindi lojtarin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?