Nuk mjafton Kane, Burnley i shkakton një humbje befasuese Tottenhamit (VIDEO)

Rikthimi i Harry Kane nuk mjafton për Tottenham në transfertën ndaj Burnley-t. “Spursat” i kanë dhënë fund rezultateve pozitive, pasi sot janë mundur 2-1 në një ndeshje, ku vendasit arritën që të merrnin 3 pikë me shumë agresivitet.

Pas një pjese të parë të bllokuar, Burnley gjeti rrugën e avantazhit me Wood në minutën e 57-të me një goditje me kokë. Tottenham ndërkohë reagoi menjëherë pas 8 minutash, duke barazuar me Harry Kane. Ky ishte goli i 15-të në këtë sezon për bomberin anglez.

7 minuta nga fundit, Barnes realizoi golin e fitores, duke u ngjitur në kuotën 30 pikëve në vendin e 13-të, ndërkohë që Tottenham mban vendin e tretë. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=mto’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?