Nuk njeh simbolet kombëtare të Kosovës, UEFA merr vendimin për Spanjën

Ndeshjet e Grupit të 5-të për Kampionatin Evropian U-17 “Irlanda 2019” të parashikuara të zhvillohen në Spanjë, do të luhen në Zvicër.

Është ky vendimi i marrë nga organimi më i lartë i futbollit Europian, UEFA, në sajë të këmbëngulësisë së presidentit të Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi që kombëtarja të paraqitet me të gjitha simbolet në këto ndeshje, gjë e cila ishte e papranueshme për autoritetet spanjolle. Edhe pse gjatë Kongresit të UEFA-s, presidenti Ademi ka kërkuar nga homologu i tij spanjoll, Luis Rubiales, që të shfrytëzojë ndikimin e tij tek institucionet spanjolle që të mos pengojnë skuadrën kosovare, por nuk pati sukses.

E në të tillë situatë, presidenti Ademi bëri presion tek UEFA për ta zgjidhur këtë çështje dhe si rrjedhojë institucioni i futbollit evropian vendosi për t’i mohuar të drejtën e organizimit shtetit spanjoll. Duke pasur parasysh faktin se në grup me Kosovën janë edhe dy shtete tjera që nuk e kanë pranuar pavarësinë e saj, Greqia dhe Ukraina, atëherë UEFA vendosi që vend mikpritës i ndeshjeve të grupit 5-të të jetë Zvicra. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen prej 20 deri më 26 mars.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?