Nuk pëson gol nga 4 maji, Alisson është një “mur” i pakalueshëm

Një mur. Nuk ka tjetër mënyrë për të përshkruar Alisson Becker, portieri që gjatë këtij sezoni ka shkëlqyer si me Liverpoolin dhe Brazilin. Në gjysmëfinalen ndaj Argjentinës, portieri i njohur shpëtoi për mrekulli ekipin e tij, ndërkohë që deri më tani nuk ka pësuar asnjë gol në Kupën e Amerikës.

 

Gjithsesi rekordi i tij nuk mbyllet këtu. Rrugëtimi i tij pa pësuar gol, është shumë i vogël, duke marrë në konsideratë faktin që ai nuk e ka nxjerrë topin nga rrjeta që nga data 4 maj, kur Rondon shënoi golin e dytë në sfidën e fituar 3-0 ndaj Newcastle.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në total janë 9 ndeshje që ai nuk pëson gol, duke arritur në 846 minuta. Një numër i pabesueshëm, që e bën atë portierin më të mirë në botë për momentin dhe një “mace e zezë” për Lionel Messi. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?