Nuk po rinovon me Interin, 7 klube kërkojnë Milan Skriniar
Interi vazhdon të punojë për rinovimin e Milan Skriniar. Mbrojtësit i përfundon kontrata në fundin e sezonit, por rinovimi deri më tani nuk ka ardhur.
Me afrimin e janarit, thashethemet për skuadrat e interesuara po forcohen dhe nga Anglia sigurojnë se ka disa ekipe në Premier League janë të gatshme për të lëvizur fuqishëm për të.
Në orët në vijim, shpjegon portali TeamTalk, Liverpool, Tottenham dhe Manchester United do të kenë kontakt me agjentin e tij, por Chelsea, Manchester City dhe Newcastle janë gjithashtu të gatshëm për të përfituar, ndërkohë që edhe PSG qëndron e gatshme. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

