Nuk pranoi ofertën për të drejtuar Kukësin, zbulohet skuadra e re e Hallaçit
Rrahman Hallaçi është trajneri më i ri i Internacional U-19. Lajmi konfirmohet nga ish-skuadra e tij, Kukësi, ku 36 vjeçari kreu rolin e zëvendëstrajnerit.
Sipas një statusi në rrjetin social “Facebook”, klubi verlindor pohon se ka pasur një takim mes ish-kapitenit dhe presidentit, Safet Gjici, me këtë të fundit që i ka ofruar Hallaçit postin e trajnerit të Kukësit B, kërkesë e refuzuar prej tij.
Ndërkohë, pak orë më pas, ai u shfaq duke trajnuar skuadrën e Internacional U-19, duke konfirmuar kështu divorcin.
Njoftim i Klubit!
Zëvendës trajneri i skuadrës së Futboll Klub Kukësit, Rraman Hallaçi nuk do të jetë më pjesë e stafit teknik.
Pas një takimi mes ish-Kapitenit dhe Presidentit Safet Gjici, Hallaçi ka kërkuar të drejtojë një skuadër futbolli të moshave.
Numri një i Klubit, i ka ofruar ekipin e dytë, pra FK Kukësin B, pasi presidenti Gjici synon, vitin tjetër, ngjitjen e kësaj skuadre në Kategorinë e Parë dhe kjo do ishte një hap i mirë për karrierën e tij të re si trajner.
Pasi kishin rënë fillimisht dakord, për çdo gjë me Presidentin, për një fillim me Kukësin B, Rraman Hallaçi ka ndryshuar mendjen dhe ka vendosur të largohet nga klubi. Ai u shfaq në një tjetër ekip, duke trajnuar skuadrën e Internacional U-19.
KOHA JONË SONDAZH

