FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nuk pranoi zëvendësimin, Kepa: Ishte keqkuptim, nuk dal kundër trajnerit!

Kepa Arrizabalaga shfajësohet për gjestin e shëmtuar që bëri në sfidën ndaj Manchester City-t në finalen e “Carabao Cup”. Portieri spanjoll i cili nuk pranoi zëvendësimin në shtesë krijoi një lëmsh të madh në fushë duke acaruar në maksimum trajnerin Sarri. Portieri në një intervistë ka sqaruar gjithçka duke nënvizuar se ajo që ndodhi në “Wembley” ishte thjeshtë një keqëkuptim.

“Së pari më duhet të themi se kemi të bëjmë me një keqkuptim. Në asnjë moment nuk ishte dëshira ime që të mos i bindem urdhrave të trajnerit. Ishte thjeshtë një keqkuptim, pasi isha vizituar dy herë nga mjekët dhe trajneri kujtoi se nuk isha në gjendje të vazhdoja. E kuptoj se kur e shikon nga jashtë situatën nuk duket diçka e hijshme.

E përsëris nuk ishte qëllimi im për të dalë kundër vendimit të trajnerit. Kemi folur së bashku dhe situata është kuptuar. Bëmë një ndeshje të mirë, krijuam raste për shënim, natyrisht që ndjejmë shumë keqardhje, por mund të marrim dhe gjëra pozitive. Sot treguam se mund të konkurrojmë me një prej skuadrave më forta në botë”, deklaroi Arrizabalaga.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?