“Nuk zbres në fushë”, klubi turk prish kontratën me lojtarin e njohur

“Në këtë moment epidemie botërore, e mira është që të qëndrojmë me familjarët në shtëpi dhe të mos mendojmë për futboll. Nuk është një situatë normale”.

John Obi Mikel, ish-futbollisti i Chelsea, përdori këtë fjali teksa nuk pranoi të zbriste në fushë në ndeshjen e fundit që Trabzonspor zhvilloi ndaj Basaksehir, e barazuar 1-1, në një stadium të boshatisur.

Afrikani nuk donte të luante dhe nuk luajti, pasi kishte frikë përhapjen e Covid-19. Sot ka ardhur edhe vendimi i bordit të klubit, teksa kanë prishur kontratën me lojtarin në mënyrë konsensuale, 14 muaj përpara përfundimit normal të afatit të firmosur një vit më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?