Numrat e frikshëm të Piatek, vetëm Messi është më i mirë se ai
Krzysztof Piatek u transferua në fillim të këtij sezoni nga skuadra polake e Cracovia për shifrën e 4 milionë eurove. Të paktë ishin ata që besonin në fillim tek ai, por 4 golat e shënuar në Kupë ndaj Lecce-s, bënë që në Itali të fillonin të flisnin për të.
Piatek shënoi 9 gola në 7 ndeshjet e para më pas në Seria A me Genoa-n, duke fituar edhe më shumë famë, si një sulmues me shumë potencial. Shumë skuadra u interesuan për të, por Milani u tregua më i shpejt duke bindur drejtuesit e Genoas për ta lënë të lirë për 36 milionë euro.
Një shifër të cilin e ka shpërblyer menjëherë, pasi ka realizuar 7 gola në 5 ndeshje. Spikat edhe më shumë është fakti se Piatek ka mbërritur në kuotën e 26 golave në 27 ndeshje këtë sezon, me një mesatare prej 0,96 golash për ndeshje. Më mirë se ai në Europë është vetëm Lionel Messi: 30 gola në 31 ndeshje, mesatarja 0,97 gola për ndeshje! /Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

