OBT: Kanalet “beoutQ” saudite piratojnë përmbajtjen e “beIN” Sport

Kanalet “beoutQ” kanë piratuar transmetimin e përmbajtjes së kanaleve “beIN Sports”, deklaroi të hënën zëdhënësi i Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) Keith Rockwell, në një prononcim për Al Jazeera.
Autoritetet saudite nuk e kanë ndaluar këtë veprim, dhe nuk kanë respektuar kërkesat ndërkombëtare e detyrimet ligjore për të luftuar piraterinë – tha Rockwell.
Duke komentuar shpërndarjen e një informacioni të rremë mbi gjetjet e vendimit të OBT-së nga ana e autoriteteve saudite, zëdhënësi i OBT tha se përdorimi i logos së kësaj organizate në publikimin e deklaratave të rreme është i papranueshëm dhe nuk do të tolerohet.
E në kuadër të mundësisë së marrjes së masave ndaj Riadit për publikimin e informacioneve të rreme mbi vendimet e OBT-së, Rockwell theksoi nevojën e një rezolute të qartë në këtë drejtim në nivel ndërkombëtar, duke nënvizuar se OBT-ja është organizatë e pavarur dhe e paanshme.
Pas deklaratave të Rockwell, zyra e komunikimit të qeverisë Saudite fshiu në Twitter një deklaratë atribuar ekipit të arbitrazhit të OBT-së, e cila përfshinte informacione të dezinformuese se Organizata mbështeste masat e marra nga Rijadi kundër Katarit për të mbrojtur interesat e saj të sigurisë, edhe pse Organizata nuk e ka bërë një deklaratë të tillë. Përkundrazi, vendimi i Paneli i OBT-së rreth kësaj çështjeje thekson krejt të kundërtën.
Ndërkohë, në një raportim të sajin, gazeta britanike Daily Telegraph theksoi se marrëdhënia komplekse midis Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe mund të përcaktojë së shpejti formën e Premier Ligës angleze.
Daily Telegraph vuri në dukje se përpjekjet e Arabisë Saudite për të blerë Newcastle janë kritikuar gjerësisht nga Amnesty International për shkak të rekordit negativ që ka Mbretëria e Arabisë Saudite në fushën e të drejtave të njeriut. Gjithashtu gazeta iu referua edhe raportit të OBT-së që akuzon Arabinë Saudite për vjedhjen e të drejtave intelektuale të grupit katarian “beIN Sports”, i cili zotëron të drejtat e transmetimit të ndeshjeve sportive angleze, përfshirë dhe kompeticionin e Premier Ligës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?