Ofendimet raciste ndaj Sterling, tifozi anglez përjashtohet 5 vite nga stadiumet
Një tifoz i Manchester City është dënuar me përjashtim nga stadiumi për pesë vjet, për shkak të fyerjeve raciste ndaj sulmuesit anglez Raheem Sterling.
Ian Baldry, 58 vjeç, ka pranuar se në rastin e ndeshjes së Premier League mes City e Bournemouth në dhjetor të 2018, i ka drejtuar fraza raciste nga shkallët e stadiumit, ndërsa lojtari i Citizens festonte për golin e shënuar.
Për tifozin, përveç përjashtimit nga stadiumi, i është urdhëruar të kryejë 200 orë shërbime sociale e pagesën e shpenzimeve gjyqësore (rreth 200 euro).
KOHA JONË SONDAZH

