FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ofendoi arbitrin në fushë, Disiplina dënon me 3 javë mbrojtësin e Interit

Nuk kanë fund telashet për Interin e Contes pas barazimit 3-3 ndaj Sassuolos. Mbrojtësi Milan Skriniar do të mungojë për tri javë, për shkak të një dënimi nga Gjykata Sportive, pasi dje mori dy kartonë të verdhë.

Në motivacionin e dënimit thuhet se lojtari është ndëshkuar dy herë me karton të verdhë brenda 90 minutave dhe ka përdorur shprehje fyese e blasfemike, para se të linte fushën e lojës i detyruar.

Mbrojtësi zikaltër kreu një ndërhyrje të panevojshme në minutat shtesë të sfidës, për më tepër në një zonë të fushës ku kundërshtari nuk mund ta rrezikonte, ndërsa tani do të penalizojë ekipin duke qenë se edhe kalendari është mjaft i ngjeshur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që përveç Skriniar, në sfidën e radhës ndaj Parmës do të mungojë edhe Antonio Conte, i cili dje ka marrë një tjetër karton të verdhë dhe ka plotësuar numrin e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?