FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Olsi Rama: Nuk e nisëm për titull sezonin, përforcohemi jo vetëm për Europën

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, beson se ekipi i ka merituar plotësisht të gjitha ato që ka arritur në këtë sezon e tashmë do të ketë kohën të mendojë edhe për pushime.

“Ka qenë një fat që kam punuar me Gaz Demin, që është miku im dhe presidenti i Partizanit. Ka qenë një fat që kam punuar me Skënder Gegën dhe stafin e tij, por edhe me këta djem të mrekullueshëm. Ne vendosëm që të bënte gjithsecili detyrën që i takonte, por ndonjëherë edhe më tepër, gjithmonë duke shtuar dozën e profesionalizmit. Ky ishte edhe synimi ynë i vërtetë, por për fat të mirë ia dolëm të marrim edhe titullin në fund. Shpresoj të kemi ndërtuar një bazë për të ardhmen dhe të arrijmë edhe më shumë suksese.

Ekipi merr pushimet tashmë, të cilat i meriton plotësisht, pasi kanë kaluar një periudhë vërtetë të ngarkuar. Duhet që djemtë të shkojnë pranë familjeve, për t’u çliruar si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht dhe për të qenë gati për sezonin e ardhshëm. Pjesën e përforcimit të skuadrës ne e kemi në konsideratë çdo ditë, por tani është moment më “i nxehtë” dhe shpresoj që të marrim vendimet e duhura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë nuk do të përqendrohem për të ndërtuar një Partizan vetëm për Europën, por dua të sjell elementë që të mund të bëhen pjesë integrale e ekipit dhe të na shërbejë si në garat europiane, ashtu edhe sezonin e ardhshëm”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?