Olsi Teqja, lojtar i Tiranës
Tirana fillon të mendojë seriozisht për të ardhmen. Te bardhe blutë kanë filluar bisedimet e para për afrimet e reja për sezonin e ardhshëm por gjithashtu dhe për rinovimet me futbollistët aktualë. Olsi Teqja është goditja e parë, me futbollistin e Laçit që ka rënë dakort për transferimin e tij te bardheblutë. 26 vjeçari, i cili fitoi Kupën me kurbinasit do të jetë pjesë e kryeqytetasve për sezonin e ri. Ndërkohë të mërkurën pritet të mbyllet dhe marrëveshja me Dritan Smajlin e Kukësit, me të cilin sezonin e fundit u aktivizua në 25 ndeshje.
Lëvizja më e rëndësishme megjithatë e këtyre ditëve do të jetë ajo e Roland Gërlaciu, që kërkohet prej kohësh nga ana e bardhebluve. Sipas burimeve pranë klubit të Tiranës, lojtari pritet të firmosë në mesjavë ndërkohë që sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Altach në Bundesligën austriake duke u aktivizuar në total në 12 ndeshje. Skuadra e Altach këtë vit do të ketë mundësinë për të luajtur në Europa League pasi u rendit në vendin e katërt në Bundesligën austriake. Gjithashtu është cështje ditësh dhe rinovimi i Gent Muçës, për sezonin e ardhshëm, me 28 vjeçarin që ka qenë pjesë e rëndësishme e Tiranës në vitet e fundit.
KOHA JONË SONDAZH

