Pakult: Bakaj më mirë që u largua, ekipi ka mentalitet fitues!

Trajneri i Kukësit, Peter Pakult duket se është dorëzuar në luftën për titullin kampion gjatë këtij sezoni, dhe tashmë do të përqendrohet në luftën për të siguruar vendin e dytë në renditje.

“Nuk dua të diskutoj për fushën, do luajmë në ‘Zeqir Ymeri’ deri në fund të sezonit, të jetë si të jetë fusha e lojës. Javën e kaluar e pamë që skuadrat e renditura në fund nuk dorëzohen. E dimë që Teuta nuk vjen për t’u mundur, por për të marrë maksimumin. Mendoj që do të tentojnë të luajnë në kundërsulm. Jemi stërvitur për t’u përballur si duhet me Teutën dhe do të hyjmë me besimin për të fituar ndeshjen.

Largimi i Bakajt? Duhet të merremi me të ardhmen dhe të lëmë pas të shkuarën. Bakaj ka kontribuuar për skuadrën, por ne vazhdojmë përpara. Më e mira do të ishte që ta mbanim, por në kushte të tilla të mbash një lojtar pa dëshirë nuk vlen. Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm dhe për mua si trajner më shumë vlerë ka ekipi sesa individët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambientimi me futbollin shqiptar? Jam ambientuar mirë, por ajo që dua të veçoj është fakti se gjatë faulleve ka ndalesa të shumta dhe ulet ritmi i lojës. Këtu kërkohet më shumë sesa nga ajo që mund të japin lojtarët. Në ekipin që unë drejtoj më pëlqen fakti që kanë mentalitet për të fituar çdo ndeshje”, u shpreh Pakult për mediat para ndeshjes me Teutën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?