Pakult e pranon: Kamza dominoi, ishte një fitore me fat!

Trajneri i Kukësit, Peter Pakult duket se nuk e ka shijuar aspak fitoren në Kamëz, teksa ka evidentuar se skuadra nuk luajti aspak mirë për të merituar 3 pikët.

“Normalisht më duhet të pranoj se Kamza luajti shumë më mirë dhe dominoi takimin gjatë gjithë 90 minutave. Ne patëm fatin që shënuam shpejt dhe pastaj nuk më pëlqeu fare se si vijuam të luanim. Është shumë e rëndësishme për faktin që morëm pikët maksimale, pro sa i përket lojës, nuk duhet të zhvillojmë më lojëra të tilla.

Çfarë i mungon këtij Kukësi? Nuk di të them pse nuk arrijmë të dalim në lojën tonë dhe të shfrytëzojmë hapësirat, ashtu si sot. Mendoj se në fillim luanim shumë mirë, por tani ndoshta mungon ai përqendrimi maksimal”, u shpreh Pakult.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?