Panik në Holandë, piloti spanjoll thyen brinjët dhe rrezikon karrierën

Frikë dhe ankth në provat e para të lira të MotoGP në Çmimin e Madh të Holandës. Jorge Lorenzo nuk do të garojë, madje mund të jetë i detyruar për të qëndruar gjatë pushim, pasi ka pësuar një thyerje të vertebrës së gjashtë.

Piloti i Hondës ishte “viktimë” e një rënieje të keqe në kthesën me numër 7-të. Ai aksidentit, spanjolli u ngrit vetë në këmbë, por më pas pohoi se ndjen dhimbje të forta në kurriz, dhimbje në qafë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Hetimet e para në “Klinikën Mobile” përjashtojnë se Lorenzo ka pësuar dëmtime të rënda, por analizat e kryera në spitalin “Assen” gjetën një traumë të rëndë, e cila duhet ta mbajë jashtë pistës të paktën tre deri në katër javë.

Swiss Digital Desktop Reklama
YouTube player

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?