FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Panik te Partizani, serbi Raçiç humb ndjenjat në stërvitje

Sulmuesi serb Stevan Raçiç në stërvitjen e kësaj të mërkure humbi ndjenjat në fushë gjatë seancës, pas problemeve me frymëmarrjen. Lojtarët e Partizanit dhe stafin mjekësor vrapuan për t’i ardhur në ndihmë duke i nxjerrë dhe gjuhën jashtë. Gjë që evitoi dhe mbytjen e futbollistit, që ndërpreu menjëherë stërvitjen. Gjithsesi sipas stafit mjekësor të klubit të kuq, nuk ka rrezik për Raçiç dhe lojtari madje pritet të rikthehet që këtë të enjte në stërvitje. Por kjo situatë krijoi panik te lojtarët e Partizanit, që gjithsesi u qetësuan në momentin që panë futbollistin të largohej nga fusha për të vazhduar më pas pa probleme seancën stërvitore. Raçiç ka qenë sulmuesi kryesor i Partizanit, teksa ka realizuar në total 14 gola, duke qenë i dyti në listë pas kroatit Pero Pejiç dhe shihet para derbit me Tiranën si një ndër lojtarë kyç të formacionit të kuq.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?