FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Panuçi me “dhimbje koke”, mesfushori braktis stërvitjen në seancën e pasdites

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar dy seanca stërvitore sot në Durrës. Ekipi Kristian Panuçit po punon me intensitet të plotë dhe numri një i stolit po vëzhgon me vëmendje çdo futbollist.

Gjithsesi nuk kanë munguar as problemet. Mesfushori Eros Grezda u dëmtua pasditen e sotme. Lojtari i Osijek-ut pësoi një tërheqje muskulore dhe nuk arriti të vazhdonte me programin e trajnerit italian. Stafi mjekësor këshilloi futbollistin se duhet të ndërpriste përgatitjet.

Panuçi gjatë paradites mori një lajm të mirë në seancën paradites, pasi portieri Etrit Berisha është rikthyer me grupin. Ky i fundit u stërvit i diferencuar deri në seancën e sotme, por duket se e ka kaluar krejtësisht problemin që ka patur dhe do të konkurrojë me Strakoshën për një vend në formacionin titullar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Strategu italian është i kënaqur deri tani me ritmin e lojtarëve të tij dhe shpreson se skuadra do të jetë në formë të mirë dhe për ndeshjen kundër Norvegjisë, takim ky që do të luhet më datë 26 mars, në stadiumin “Elbasan Arena”, prej orës 19:00.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?